Aktori i njohur nuk ia përton fare: Unë jam shqiptar, babën e kam prishtinali

Aktori i famshëm turk, i njohur si Brad Pitt-i i Turqisë, Kivanc Tatlitug, nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën shqiptare.

Por i lindur dhe i rritur larg vendlindjes së të parëve, askush nuk do të mendonte se do ta pranonte me kaq krenari origjinën. I famshëm për rolet e tij në shumë seriale turke, një pjesë e mirë e të cilëve janë transmetuar edhe në ekranet shqiptare, Behlul nuk i ka harruar rrënjët. Përkundrazi.

Në një intervistë të dhënë për stacionin turk CNN, pasi u bë protagonist në shumë prej serialeve turke dhe u shpall si një ndër aktorët më të mirë në vend, Kivanc, ndërsa ka folur për fëmijërinë, adoleshencën e më tej edhe si u fut në botën e aktrimit, ka treguar edhe origjinën shqiptare:

“Po, jam shqiptar”, – ka pranuar ai me krenari ndërsa është pyetur nga moderatorja e emisionit, duke shtuar: “Im atë është me origjinë nga Prishtina, ndërsa ime më është nga Adana.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...