A përfundoi stuhia dhe reshjet e shiut? Ja çfarë thotë shërbimi meteorologjik ushtarak për motin

Vendi ynë u përfshi mëngjesin e sotëm nga një stuhi e fortë ere me rreshje të shumta shiu.

Por ditët e freskëta nuk do të zgjasin edhe për shumë gjatë javës së parë të gushtit. Sipas SHMU, rreshjet e shiut në vijim dhe nesër do të jenë lokale dhe kryesisht me intensitet të ulët.

Era do të jetë e lehtë, me shpejtësi nga 1 në 10 m/s ndërsa temperaturat parashikohen si më poshtë:

Në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 16°C në zonat malore deri në 19°C në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 26°C në zonat malore deri në 32°C në ato të ulta.

Njoftimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:

Vendi ynë gjatë pjesë së parë të ditës u ndikua nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Sasia më e lartë e reshjeve u regjistrua në qytetin e Lezhës me 23.0mm pasuar nga qyteti bregdetar i Vlorës me 21.2mm. Deri në fund të ditës moti do të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.

Për ditën e Enjte vendi do të vijoj të jetë nën ndikmin e kushteve jo të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht me kthjellime por kryesisht pas orëve të mesditës edhe vranësira mesatare deri dhe të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht reshjet me intensitet deri të lartë në formë rrebeshesh.

Era do të fryjë e lehte me shpejtësi 1-10m/s nga kuadrati i veriut kryesisht përgatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 16°C në zonat malore deri në 19°C në ato të ulta e bregdetare. Në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 26°C në zonat malore deri në 32°C në ato të ulta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...