Kudo që shkon e ndjekin ‘sekuèstrot’, Sonila Meço: Betèjat nuk i kemi zgjedhur ne punonjësit e medias, dy gjëra më vijnë në mendje

Gazetarja Sonila Meço e ka pohuar edhe vetë përmes një statusi në rrejtet sociale se për të disatën herë vendet e punës ku ka ushtruar profesionin janë vendosur në sekuestro prventive, ndërsa ky reagim vjen pas njoftimit të SPAK për pronarin e medias ku ajo punon, Ylli Ndroqit.

Meço shkruan se betejat nuk i kanë zgjedhur punonjësit e medias, por janë nisur nga lart, ndërsa tregon edhe dy përvojat e saj në këtë aspekt.

Reagimi i plotë: Personalisht ndodhem për të disatën herë në situatën, në të cilën media ku punoj, vihet nën sekuestro preventive, apo tentohet të mbyllet.

Shumë gjëra kam mësuar nga kjo përvojë, megjithëse çdo herë betejat nuk i kemi zgjedhur ne, punonjësit e medias, por janë nisur nga lart.

2 gjëra më vijnë në mendje me ngut…

1.Në precedentin e ndodhur 5 vjet në parë sekuestrimi i televizionit u konsiderua dëm dhe mbyllja e tij sulm politik. Ndoqi ritmin e vet, atë të drejtësisë. Edhe procesi aktual do të ndjekë udhën e tij, por me gjithë precedentin ndodh të sekuestrohen media me lehtësi të jashtëzakonshme dhe në procedura të paqarta.

2.Në kaq vite, në media kanë ardhur të gjithë, kanë qënë aty me fjalët më të mira e urimet për punë të dobishme nga gazetarët. Nëse në 3 gusht 2020, në kulmin e një zhegu përcëllues, kur një pjesë punonjësish kanë nisur pushimin e merituar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me armatim të rëndë rrethojnë me pamje terrorizuese një media, kujt dhe si po i jepet mesazhi? Pronarit jo e jo, do mjaftonte sekuestrimi i llogarive personale deri në justifikim të pasurive.

Aty punojnë njerëz, që nën presion politik kanë, që prej dy vjetësh, të paktën qëkurse punoj aty. Si ka mundësi vepron drejtësia në një kahje, tek pronari, por le në mëshirë të fatit punonjësit, që presin drejtësi në SPAK? Pra terrori shkon tek gazetarët e të gjithë ata, që punojnë në profesionin e tyre.

Më kujtohet si u lanë pa punë 500 punonjës në zhegun e tmerrshëm të 5 viteve më parë. Sot po të njëjtët dhe gjithë shqiptarët do paguajmë kusuret e arbitraritetit. Më shumë se dhuna shtetërore, ndjell keq heshtja e njerëzve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...