Fjalë të urta popullore: Mos i beso burrit që qan, kalit që djersitet dhe gruas që betohet

Hajnit i ka borxh edhe mbreti; Ai që e ka provue din me të mësue; Vena s’ka frena; Zemra e gjanë e fiton dynjanë; Atij që s’i mjafton toka, i mjafton vorri; Burri i mirë flet një herë; Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat;

Dy rrena sa nji trimni; Kazani bosh tingëllon ma shume.

Burrin e njeh shoqnia, gruan e njeh shpia; Drunin e shtremt e ndreq zjermi; Le të jetë oxhaku i shtremt, po tymi të shkojë drejt; Me njoft vetin asht urti, me urdhnue vetin asht trimni; Pak di ai që të gjitha ia tregon gruas; Shih rrethin, shihi shpinë, shihi nanën e merr t’binë.

Shtatin pyll e mendjen fyll; Zengjini tutet se fiket, fukaraja tutet se koritet; Zoti na ka dhanë dy veshë e një gojë, me ndigjue ma shume se me fol; Babën e mirë nderoje, babën e keq duroje; Mos i beso burrit që qan, kalit që djersitet dhe gruas që betohet; E keqja e ka gjethmone një “Pse”?.

Edhe te parja që ke nxjerrë me djersë ka hise shejtani; Gaca e baruti nuk rrinë bashkë; Ai që nuk rrihet me fjalë, s’rrihet as me hu!; Çka bahet rrallë, bahet për mall.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...