A ka blerë Shkëlzen Berisha, një pronë 1.8 milionë euro dhe ku i ka gjetur paratë?!

Gjatë qeverisjes së Sali Berishës, emri i djalit të tij, Shkëlzenit, ishte më i lakuari për afera të ndryshme që nisnin nga historitë e Gërdecit e deri tek pazaret me ARMO-n dhe koncesionin e markimit të karburanteve.

Përgjatë 15 viteve të fundit, askush nuk e di se çfarë pune ka bërë djali i ish-kryeministrit. Por zërat flasin se Shkëlzen Berisha ka punuar shumë pak, ose aspak dhe se shumë benefite i ka siguruar nëpërmjet lidhjeve që krijonte nga i ati.

Sali Berisha thotë në deklaratën e tij se ka një pasuri modeste, të përbërë nga vetëm një shtëpi dhe disa kursime që nuk i kapërcejnë 10 milionë lekë të vjetra. Por nëse i hedhim një sy pasurisë së Shkëlzeni, atëherë këtu ndryshon puna. Ai ka me dhjetëra llogari bankare nga Shqipëria deri në Suedi dhe deklaron qindra mijëra euro të ardhura nga puna si konsulent.

Transaksionet bankare të Shkëlzen Berishës janë një hetim më vete, por ne sot do të ndalemi vetëm tek një pasuri, me vlerë marramendëse, prej 1.8 milionë euro. Burime të Gazetës SHQIP bëjnë me dije, se djali i ish-kryeministrit, që punon si konsulent, ka blerë një godinë, në afërsi të Tiranës, me një çmim prej 1.8 milionë euro. Burimet shtojnë se pagesa është likuiduar menjëherë nga Shkëlzen Berisha, nëpërmjet një banke të nivelit të dytë.

Këtë godinë të blerë në vitin 2018, të cilën Shkëlzeni e përdor për një biznes, nuk e ka deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, duke u ekspozuar kështu përpara një vepre penale, atë të fshehjes së pasurisë.

Gazeta SHQIP do të publikojë në vijim të tjera fakte tronditëse, sesi djali i ish-kryeministrit e ka blerë këtë pronë prej 1.8 milionë eurosh, ose rreth 2.4 miliardë lekë. Ku i gjeti paratë? Si i pagoi këto para? Si e ka blerë godinën? Për çfarë e përdor këtë godinë? Kush është përfshirë tjetër në këtë biznes?

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...