Një përgjigje epike nga Dafina dhe Flori për ata që kanë probleme me historinë dhe gjeografinë!

Fakti që Apple ka vendosur mos të përfshijë në hartën e saj Kosovën, por ta paraqesë si territor serb, me përjashtim të disa qyteteve, ka nxitur një debat të madh, duke e vendosur çështjen në qendër të mediave, rrjeteve sociale por jo vetëm.

Ishte Dua Lipa ajo që i dha vëmendjen e meritur kësaj tematike serioze, duke shpërndarë në rrjetet sociale peticionin e krijuar online, për vendosjen e kufijve të Kosovës dhe më pas me postin ku shihej Shqipëria autoktone, në dronin e ngritur në Serbi rreth 6 vite më parë në ndeshjen e kombëtares shqiptare të futbollit me atë serbe.

Pas saj kanë ardhur një sërë reagimesh nga figura të njohura, por jo vetëm, përfshirë këtu edhe Rita Orën. Madje për këtë të fundit dhe Duan thuhet se rrezikojnë të humbasin fansat e tyre që s’janë pro Kosovës.

E gjithë kjo bujë nuk mund të kalonte pa u vënë re nga serbët të cilët kanë shpërthyer në mllef e urrejtje, duke parë ëndrra me sy hapur e duke thënë se Kosova është Serbi. E këtyre personave, që kanë probleme me historinë e gjeografinë u ka dhënë së fundmi një përgjigje Dafina Zeqiri dhe Flori Mumajesi.

Dafina postoi një video në Instagram ku shfaqet duke qeshur me të madhe, duke shkruar: “Serbia duke thënë se Kosova është Serbi. Shqiptarët që e dinë se nuk është.” Një video të ngjashme ka shpërndarë edhe Flori në Instastory, ku shkruan të njëjtë gjë: “Serbia duke thënë se Kosova është Serbi. Shqiptarët që e dinë se nuk është.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...