“Mes lotëve, nuk mbushesha me frymë”, Nevina Shtylla bëhet nostalgjike, kujton momentin më të veçantë në jetë: Emocion i madh (FOTO)

Ish -missi shqiptar, Nevina Shtylla është një ndër emrat më të përfolur të showbizzit shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku edhe ndan herë pas here momente të ndryshme jo vetëm nga puna e saj si moderatore por edhe nga jeta e përditshme.

 

Së fundmi në një postim në Instastory ajo ka rikujtuar momentin kur është shpallur Miss Shqipëria 10 vite më parë.

 

Ka qenë pikërisht Kompeticioni i bukurisë miss Shqipëria 2020, që e ka kthyer pas në kohë bukuroshen e ekranit shqiptar.

 

Në 2010 Nevina Shtylla u shpall edhe si vajza më e bukur e kompeticionit të bukurisë Miss Shqipëria. Moderatorja e kujtuar këtë moment dhe e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar sesa shumë emocione ka përjetuar.

 

“Sa shumë kohë ka kaluar. Në atë moment, mes lotëve, as nuk arrija të mbushesha me frymë. Emocion i madh sa herë e kujtoj. Suksese vajzës që sot do të shpallet Miss Shqipëria 2020”, ka shkruar Shtylla krah postimit në ‘Instastory’.

 

Suksesi në Miss Shqipëria, ndikoi pozitivisht për Nevinën duke e ndihmuar atë në rrugëtimin e saj në televizion, ku mesa duket tashmë moderimi është një profesion që i pëlqen shumë asaj.

 

Ndërkohë Miss Shqipëria 2020, është shpallur vajza me numrin 14, Iliada Bazi, e cila mori kurorën nga paraardhësja e saj, Miss Shqipëria 2019, Klea Bushi.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...