VIDEO/ “Kush kërkon gjen”, Artan Hoxha zbulon arat me hashash të mbjellura në jug: I vetmi sektor që nuk kërkoi ‘pagë lufte’

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka postuar në rrjetet sociale pamjet nga territoret e mbjella me kanabis. Bima narkotike është konstatuar në një luginë rrëzë vargmalit Trebeshinë-Dhembel-Nemerçkë.

“Gjen mor gjen. Po te kerkosh, patjeter qe gjen. Sigurisht, me qetesi e dashuri, ndryshe ndonje tufe me “qen stani”, te pret rrugen… I vetmi sektor, qe jo veten nuk kerkoi page lufte nga paketat e ndihmes Rama-Ben Ahmetaj, por ka hapur me mijera vende pune dhe ka kryer investime serioze, mbase me te fuqishmet gjate ketij viti, ne Shqiperi…”, shkruan Hoxha.

Postimi:

Narcokulture 2020. Gjen mor gjen. Po te kerkosh, patjeter qe gjen. Sigurisht, me qetesi e dashuri, ndryshe ndonje tufe me “qen stani”, te pret rrugen…

Po me pergatitje te larte psikologjiko-teknike dhe me nje variant te mire taktik, suksesi eshte nga ana jone. Hapi 1)-Fillimisht kapim lartesite, qe te ndihmojne si pika vrojtimi.

Hapi 2)-Identifikojme zonen e rrezikut dhe leshojme skifterin(dronin) nga ajri, me qellim lokalizojme objektivin dhe zbulojme sistemin e sigurise…

Hapi 3)-Sapo skifteri(droni) kap “gjahun” dhe na njofton se rojet u hutuan dhe leshuan sinjalin “po vijne te zinjte”(nofka per FNSH, Forcat e Nderhyrjes se Shpejte), leshohemi me vigjilence te larte drejt lugines… Ne te vertete, drejt “livadhit” nuk po zbarkojne “te zinjte” e FNSH-se, per fat “te mire”, jane te “zinjte” e murrme

Vape behari, Permet-Kelcyre, lugina rreze vargmalit Trebeshine-Dhembel-Nemerçke.. Ne ditet ne vazhdim, nje material i plote, ne ABC NEËS, per sezonin e narcokultures 2020.

I vetmi sektor, qe jo veten nuk kerkoi page lufte nga paketat e ndihmes Rama-Ben Ahmetaj, por ka hapur me mijera vende pune dhe ka kryer investime serioze, mbase me te fuqishmet gjate ketij viti, ne Shqiperi… Si ka thene komandanti: “jo se nuk ka pune, por nuk kemi profesioniste”.. Ne rastin konkrete batuta eshte: “Kur ka profesioniste, i gjejne pune vetes”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...