“Me katër fije hekuri?”/ Rama i përgjigjet ‘vëzhguesit’ për kolonat në Farkë: Të del llafi i keq pa gajle, nga Facebook-u i numërove ti, shani e mallkoni…

Kryeministri Edi Rama është përballur me kritikat e ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Teksa ka publikuar videon nga Farka, ku sot ishte të vendoste tullën e parë për rindërtimin e 200 shtëpive, syrit vëzhgues të ndjekësve të tij, që kanë vënë re edhe se sat ë holla ishin fijet e hekurit, me të cilat do të bëhej kolona.

 

“Po me 4 fije hekuri behet kollona pastaj thon pse ra nga termeti edhe ne sy te kryeministrit nuk i shikon Kryeministri,”– shkruan një prej ndjekësve.

 

Kësaj kritike, Rama i është përgjigjur duke i reolikuar poshtë komentit, teksa thekson se i ka parë të gjitha, ato që duhen parë në lidhje me standartin en dërtimit.

 

“Po si eshte e mundur qe del llafi i keq pa piken e gajles, po ku i numerove fijet e hekurit nga fejsbuku o te marrsha te keqen ku? Megjithate mos ki merak, se une i shoh te gjitha ato qe duhet te shoh, ndersa fijet e hekurit i vene inxhinieret dhe i kontrollojne supervizoret!”– shkruan Rama në replikë.

 

Por, kryeministri nuk është mjaftuar më kaq. Ai ka bërë një status të veçantë për ‘katër fijet e hekurit’. Edi Rama sqaron ndër të tjera se njerëzit i shtyn mllefi dhe verëbria, deri në atë pikë, sat ë bëhen qeshrakë.

 

“ÇUDI E MADHE? Duke ndjekur komentet tuaja në makinë gjatë kthimit në zyrë pasi vumë tullën e parë të Rindërtimit sot, më ra në sy që disa nga ju kapeshin tek “4 fijet e hekurit” të kolonës mbajtëse të shtëpisë, duke përqeshur, sharë e deri edhe mallkuar, sepse sipas tyre, shtëpia do binte nga era, paratë ishin vjedhur, njerëzit ishin mashtruar, etj.

 

Po si ka mundësi si(!), si ka mundësi që mllefi, verbëria, padurimi a ku di unë se çfarë, t’i shtyjnë disa deri në këtë pikë dhe të mos e kuptojnë as vetë se sa qesharakë bëhen, kur fjala e keqe u vjen si kryefjala e mendimit të tyre edhe kur, dreqi e mori, shohin një punë të mirë! Po si ka mundësi që edhe njerëz që punojnë, djersijnë, jetojnë me mundin e tyre, kur vjen puna për të parë punën e të tjetrit a tonën në këtë rast, verbohen dhe prishin gojën pa asnjë gajle pavarësisht se sa e gabuar është ajo që thonë!

 

Po si ka mundësi që dikujt të mund t’i shkojë mendja se kjo “kollonë me 4 fije hekur” na qenka prova e të gjitha të këqijave, kur në fakt është thjesht skeleti i kolonës, që mbushet me hekur! Por nuk kam se si të mos i justifikoj në fund këta njerëz që flasin këtu kësisoj, kur shpifjet, sajesat e sharjet, janë kthyer prej kohësh në normë komunikimi në hapësirën e debatit publik, politik e mediatik – për turpin e faqen e zezë të atyre që pushtojnë kanalet e portalet nga lartësia e një paturpësie marramendëse, duke e kujtuar gabimisht “dele” këtë popull që të jep ujë në bisht të lugës!

 

E që ta mbyll, Rindërtimi do të jetë një faqe e bukur e punës sonë të stërmundimshme (e jo pa të meta) për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më të bukur se ajo që trashëguam 7 vjet më parë dhe një shembull që të kujtohet gjatë, për transformimin e jashtëzakonshëm social e urban që do të sjellë, aty ku në 26 nëntor fatkeqësia e madhe goditi fort duke sjellë vdekje, plagë e ankth për të nesërmen, e cila do të jetë shumë më e ndritur se e djeshmja për mijëra familjet e prekura nga ajo fatkeqësi, pa dallim bindjeje politike, prejardhjeje krahinore apo statusi social❤”- shkruan Rama në statusin e tij./dosja

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...