“Dëshira ime…”, ishte tema e hartimit… Fjalët që shkroi ky djalë të ‘këpusin shpirtin’, prind apo mësues qofsh!

Po kontrolloja detyrat e shtëpisë së nxënësve një natë pas darkës. Burri im ishte ulur pranë, duke luajtur “Candy Crush Saga” në telefonin e tij. Papritmas, sytë mu mbushën me lotë. “Pse po qan e dashur?” më pyeti burri.

 

“Dje u kërkova nxënësve të klasës time një hartim me temë, “Dëshira ime”, i thashë. “OK, dhe çfarë të bën për të qarë?” Pyeti ai përsëri, duke mbajtur njërin sy te loja e tij.“Hartimi i fundit më preku aq shumë, sa më bëri të qaj.” “Po çfarë ka për të qarë në atë hartim?” “Dëgjo, do ta lexoj ta dëgjosh dhe ti”, u përgjigja, duke fshirë sytë. “Prindërit e mi i duan shumë smartfonët e tyre.

 

Ata kujdesen për smartfonët e tyre aq shumë saqë nganjëherë harrojnë të kujdesen për mua. Kur babai im vjen në shtëpi nga puna i lodhur, ai ka kohë për smartfonin e tij, por jo për mua. Kur prindërit e mi kanë ndonjë punë të rëndësishme dhe telefonat e tyre tringëllojnë, atyre u përgjigjen menjëherë, por mua jo, nuk më përgjigjen … as atëherë kur qaj. Ata luajnë lojëra në telefonat e tyre, por jo me mua.

 

Kur ata po bisedojnë me dikë në telefonat e tyre, ata kurrë nuk më dëgjojnë, edhe nëse unë po them diçka të rëndësishme.Pra, dëshira ime është që të bëhem një smartphone. ” Tani ishte burri im i cili fshiu sytë. “Kush e shkroi këtë?” Pyeti në heshtje. E shikova burrin tim në sy dhe i thashë: “Djali ynë.”Për më tepër hap galerinë apo vid.eon në vazhdim.Ju faleminderit për mirkuptim..

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...