“Ta gëzosh pensionin 13 mijë lekë Sotiraq Bratko”, aktorit shqiptar i ofrohet shuma qesharake

Aktori i mirënjohur shqiptar, Sotiraq Bratko është një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar, i cili ka luajtur me dhjetëra role në filmat shqiptarë që vijojnë të shihen edhe në ditët e sotme.

 

Bratko, aktori i njohur ndryshe si “Tirka”, roli që ka luajtur në filmin shqiptar “Shoqja nga fshati”, ka dalë në pension.

 

Në një kohë që është një personazh i cili ka një karrierë mjaft të suksesshme, problemi qëndron tek shuma qesharake që i është caktuar aktorit për të marrë në fund të muajit.

 

Pensioni që i është ofruar nga qeveria është 131 mijë lekë të vjetra, pavarësisht se ai ka kontribuuar shumë për artin shqiptar dhe ka dhënë shpirtin e tij në skenë.

 

“Ta gezosh pensionin 13.100 lek Sotiraq Bratko!

Na mbive” ne sy o Tirke… Na mbive ne sy Sotiraq Bratko…hapim televizorin, ne filmat shqiptare pothuajse cdo dite TI, ne shfaqjet me te suksesshme te skenes, pothuajse gjithmone TI, mes miqsh e shokesh, pothuajse gjithmone TI… i nderuar dhe respektuar, gjithmone TI…I vleresuar nga publiku shqiptar, po e po TI… dhe sot qe ke marre statusin e “pensionistit” perseri mbetesh TI,

 

me syte e qeshur dhe buzen ne gaz…i buzeqeshur, ndonese pensioni yt eshte 13.100 lek, i buzeqeshur, ndonese “te medhenjte” lart i kane kursyer titujt per ty…i buzeqeshur, ndones “i braktisur” nga ata qe aq shume te afrojne kur ju duhesh… I buzeqeshur miku im, sepse TI je ai qe rralle kush behet…je AI qe te gjithe te vleresojne, je Sotiraq Bratko i madh i skenes dhe ekranit…

 

Mos u merzit artist i madh…ti ke respektin e mirenjohjen e te gjitheve!!!”- ka shkruar gazetari, Ilir Jano përmes një postimi në Facebook.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...