Nuk ishin Dëshmitarët e Jehovait! Kush është sekti i dytë m isterioz ku besoi Zhaneta me vajzat për Ringjalljen, flitej për “NDRIÇIMIN’

Megjithatë komshinjtë tregojnë se nëna së bashku me dy vajzat, të cilat kanë qenë të angazhuara në punë të mira, pasi ishin të shkolluara njëra si ekonomiste e tjetra si inxhiniere, frekuentonin fillimisht Dëshmitarët e Jehovait.

“Por Qendra e Jehovait u zhvendos, ato takoheshin shpesh me një fqinje që është martuar me një italian edhe ajo Dëshmitare e Jehovait, e cila e ka shtëpinë në një banesë private. Më pas ato nuk i frekuentonin më”, tregon një shitës.

Burri që nuk pranon të identifikohet flet për Gazetën “Si”, teksa tregon me kokë banesën e tezeve të vajzave, e cila ishte e vetmja që zbriste nga pallati i saj e ngjitej në pallatin ku jetonin gratë. “Ajo po e vu ante këtë gjë, por ato nuk e pranonin më pas tezen. I shoqi filloi të shqetësohej dhe shpesh fliste në lagje për këtë gjë. Ato nuk dilnin më as në ballkon, as në dritare”, shton burri. “Nuk vinin më pas në lagje për të blerë ushqime, asgjë fare, të fundit kam parë nënën e tyre”, thotë ai.

Përse…

Mësohet se në shtëpinë e tre grave, dy nga të cilat të vd ekura e tjetra një hap larg vd ekjes, u gjet një Bibël dhe disa shënime të tyre ku shkruhej për ndriçimin. Një burim i policisë tha në anonimitet për Gazetën Si se “është e vërtetë se gruaja së bashku me të bijat kanë kohë që janë shkëputur nga Dëshmitarët e Jehovait, me shumë gjasë ato mund të kenë qenë të angazhuara në një sekt tjetër, ose të natyrës medituese, ose ungjillore, por duhet bërë kujdes pasi kjo gjë do të saktësohet vetëm nga rrëfimi i të mbi jetuarës në rast se shëndeti i saj mendor kthehet në normalitet”.

Sa sekte janë në Shqipëri

Nga një vëzhgim i Gazetës “Si” ka të dhëna se ekzistojnë 220 shoqata fetare apo që shpërndajnë të dhëna frymëzuese për besime të ndryshme. “Por së fundmi janë regjistruar edhe disa shoqata nga India, të cilat po zgjedhin edhe Facebook-un për propagandë.

Ato propagandojnë ndriçimin shpirtëror, përmes teknikave të panjohura, por fokusohen edhe tek ushqimi; ky sekt për të cilin nuk mund të themi të dhëna konkrete flet për ushqyerjen vegjeteriane”, shton eksperti i policisë. Sipas tij, duhet hapur debati publik për kontrollimin e prurjeve të tilla e njëkohësisht edhe për thirrjen e ekspertëve fetarë në polici, të cilët do të mund të tregojnë se çfarë po ndodh. Marrë nga Gazeta Si

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...