Rajmonda Bulku, aktorja e njohur e ekranit Shqiptar : Ja cili shkaku që i hapi asaj rrugën për tu bërë një…

Nga fundi i viteve 1970 u shfaqën në ekranin e madh shqiptar një grup aktoresh të reja, të kulturuara dhe të pasionuara që i dhanë ndriçim, risi dhe shkëlqim filmit shqiptar duke tërhequr vëmendjen dhe admirimin e spektatorëve.

Ndër këto aktore bëjnë pjesë: Raimonda Bulku, Eva Alikaj, Elvira Diamanti, Luiza Xhuvani, Anisa Markarian, Matilda Makoci etj.

Por Rajmonda Bulku do të binte në sy me bukurinë e natyrshme që aq lehtë i përshtatej cdo roli. Rajmonda do të spikaste që në fillimet e saj në filmin e regjisorëve Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro “Dimri i fundit”.

Nën muzikën e Aleksandër Lalos, vajza me flokët e zeza dhe sytë plot jetë do të mbetej gjatë në kujtesën e publikut që do ta donte atë menjëherë. Më 1976-tën ajo do të ishte Meli, tek “Zonja nga qyteti” një personazh që vazhdon të jetë më i pëlqyer në ekrane edhe sot.

Vajza me fundet e prerë drejt deri tek gjunjët e flokët e gjatë, do të shkëlqente në rolin e vajzës së zonjës Ollga. Rajmonda Bulku vazhdoi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në degën e dramës dhe filloi punë si aktore më 1 shtator 1985.

Veprimtarinë e saj në kinematografi e filloi, duke qenë ende në bankat e shkollës, me një interpretim të suksesshëm në filmin “Dimri i fundit” me regjisorët Ibrahim Muça, Kristaq Mitro, 1976, duke u nderuar me një medalje në Festivalin e Dytë të Filmit Shqiptar në vitin 1976.

Ky film i hapi rrugën për një kariere të sigurt në filmin shqiptar, duke u bërë një aktore mjaft e njohur për spektatorin.

Deri në vitin 1994 ajo interpretoi në rreth 18 role-të shumtën role kryesore- duke u nderuar me disa çmime në festivalet e filmit shqiptar

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...