Dita e Premte permban nje ore ne te cilen lutja eshte e pranuar, mesojeni

Buhariu dhe Muslimi transmetojne ne te dy Sahihet e tyre nga Ebu Hurejre r.a.se i Derguari i Allahut alejhi selam po fliste per diten e Premte, e me pas tha:”Diten e Premte ka nje ore,e cila nese e gjen nje musliman duke u falur namaz e duke i kerkuar Allahut dicka,Allahu do t`ia dhuroje atij ate qe kerkon.”

Pastaj i Derguari i Allahut alejhi selam beri nje shenje me doren e tij per te treguar se kjo ore eshte nje pjese e shkurter kohe. (Buhari dhe Muslimi)

 

Dijetaret e sahabeve,tabi`inet dhe dijetare te tjere qe kane jetuar pas tyre kane dhene mendime te ndryshme ne lidhje me kete ore.Ne rradhe te pare ,ata kane shfaqur mendime te ndryshme,se a eshte e vlefshme edhe per ditet tona apo vlera e saj eshte shfuqizuar? Se dyti,ata qe mendojne se vlera e saj nuk eshte hequr kane dhene mendime te ndryshme,ne lidhje me percaktimin e kohes se kesaj ore gjate dites se Premte.

 

Hafidh Ibn Haxheri ka paraqitur me shume se tridhjete mendime se bashku me argumetet e tyre,ne lidhje percaktimin e kohes se kesaj ore.
Mendimet me te favorizuar ne kete ceshtje jane vetem dy prej tyre.Keto dy mendime jane te perfshira ne hadithe te pranuara.Mendimi i pare eshte se kjo ore fillon qe me uljen e imamit ne hutbe dhe vazhdon deri kur mbaron namazi.

 

Muslimi transmeton ne Sahiun e tij,se Abdullah ibn Omeri i eshte drejtuar Ebu Burde ibn Ebi Musa Eshariut me keto fjale:”Ae ke degjuar babain tend te tregoj dicka nga i Derguari i Allahut a.s. ne lidhje me oren e dites se Premte?”Ebi Burdeh i eshte pergjigjur:”Po.Une e kam degjuar babain time te thoshte,se e kam degjuar te Derguarin e Allahut a.s.duke thene:”Ajo ndodhet midis uljes se imamit dhe mbarimit te namazit.”Sahih Muslim

 

Imam Neueuiu eshte nje nder ata qe kane zgjedhur kete mendim.Ai shprehet se ky eshte mendimi me i sakte dhe me i qelluar.Mirepo Sujuti eshte i mendimit se ajo ore gjendet gjate kohes se namazit.Me kete ai ben nje percaktim me te ngushte se ai i mendimit te pare.

 

Mendimi i dyte eshte se kjo ore gjendet ne pjesen e fundi te kohes se ikindise.
Disa nga autoret e librave te sunetit transmetojne nga Xhabir ibn Abdullahi,se i Derguari i Allahut alejhi selam ka thene:”Dita e Premte eshte dymbedhjete ore.Allahu ia ploteson lutjet cdo muslimani qe kerkon dicka ne te.Ate kerkojeni ne oren e fundit te ikindise.”Sunen Ebu Daudi

 

Ibn Kajim eshte nje nder ata qe kane zgjedhur kete mendim.Gjithashtu,ky eshte mendimi i shumices se te pareve tane dhe shumica e haditheve te transmetuara e argumenton kete mendim.

 

Disa dijetare kane thene se kjo ore nuk eshte bere e njohur,me qellim qe njerezit te perpiqen me shume ne lutje dhe adhurim dhuke shpresuar gjetjen e kesaj ore.

Horoskopi 31 janar 2023, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi   Është koha për të folur me zemër dhe për të komunikuar me dashuri. Marrëdhëniet tuaja me vëllezërit e motrat forcohen dhe kontaktet tuaja me...

“Luiz Ejlli thyen Ramën dhe Berishën”, eksperti: Deri në fund mund të marrë 4 miliardë …

I ftuar sot në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora ishte Tomi Kallanxhi eksperti i IT i cili ka folur për fenomenin Big...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Weee s’kanë fund çudirat! Banorja e BBV lan flokët në lavamanin e kuzhinës (video)

Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Mbresa gjatë mbrëmjes...

“Shqiptarët janë spiuna, më futën në burg”, rrëfehet këngëtari Ermal Fejzullahu

Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe moderatori Labi kanë treguar ekperiencën...