Bëhuni gati t’i jepni ‘lamtumirën’ ditëve të nxehta, ja kur do rikthehen sërish reshjet e shiut dhe shtrëngatat

Ditët e nxehta do të marrin fund këtë fundjavë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se ditën e nesërme në vendin tonë moti do të jetë i paqëndrushëm.

 

Sinoptikanët thonë se moti do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat në zonat malore-kodrinore dhe do të shoqërohet me reshje shiu, të cilat do të jenë të herë pas herëshme.

 

Moti pritet të nisë me kthjellime por gradualisht do të shtohen vranësirat që do të variojnë mesatare deri të dendura, por duke përjashtuar vijën bregdetare dhe një pjesë të ultësirës perëndimore ku reshjet do të jenë lokale, afatshkurtra dhe në formë pikash.

 

Në zonat kodrinore – malore do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e stuhive dhe shtrëngatave por nuk përjashtohen edhe rrebeshet e shkurta me breshër.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...