Këngëtarja e njohur i përvishet keq Arjan Çanit, madje kërkon të

Të premten në emisionin “Zonë e Lirë” drejtuesi i emisionit, Arjan Çani bëri një deklaratë shumë të fortë.

 

I ftuar në studio ishte kreu i Kadastrës Artan Lame, ndërsa në një lidhje Skype ishte ish-drejtori i regjistrimeve të pronave në Himarë, Priamo Bollano. Gjatë debatit në studio, moderatori Çani tha se i gjithë Ballkani ka qenë helen.

 

“Ballkani ka qenë i gjithi helen. Ballkani ka qenë i gjithi helen, të tjerat janë përralla”, tha Çani.

 

Kjo deklaratë e tij është parë si provokim dhe është komentuar shumë në rrjetet sociale. Rreth saj ka reaguar edhe Rovena Stefa, e cila në një postim në Facebook e cilëson Çanin antishqiptar, duke shtuar se ka cënuar identitetin dhe integritetin tonë kombëtar.

 

Më tej këngëtarja shprehet se po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata.

 

“Bojkoti ndaj emisionit të tij televiziv është minimalja për këtë antishqiptar, pasi po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata që cënojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi është person publik dhe nuk mund të bëj deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga lufta e shovinistëve grekë!”- shkruan Rovena Stefa.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...