VIDEO-SPEKTAKOLARE/ Miku i Edi Ramës, Vittorio Sgarbi nxirret zvarrë nga parlamenti italian, fyejti kolegët

Gazetari dhe kritiku Vittorio Sgarbi, i cili është edhe mik me kryeministrin shqiptar Edi Rama, është përjashtuar nga salla e Parlamentit italian, pas fjalëve fyese ndaj kolegeve të tij femra.

Ofendimet ishin në drejtim të deputetes së Forza Italia, Giusi Bartolozzi dhe drejtueses së seancës, Mara Carfagna. Ishte kjo e fundit që kërkoi përjashtimin e Sgarbit, pasi ky i fundit filloi ti ofendote koleget me fjalët “budallaqe” apo “kur*ë”.

Në momentin që kjo e fundit i kërkoi që të dilte nga salla, Sgarbi shkoi tek vendi i deputetëve, fillimisht tek ata të partisë “Fratelli d’Italia” dhe më pas tek ata të “Lega Nord”. Duke qenë se nuk po bindej për të lënë sallën, 4 roje sigurie e kanë kapur nga këmbët dhe duar dhe e kanë nxjerrë zvarrë nga salla.

Sgarbi pak kohë më parë ishte i pranishëm në Shqipëri, ku ndezi një debat të madh me deklaratën e tij, se Bylisi është qytet grek. Gjithashtu ai pësoi një incident në Palasë, duke rrezikuar të mbytej për shkak të dallgëve të mëdha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...