Personazhet e njohur akuzohen shpesh herë për ndërhyrje estetike e një prej tyre eshte dhe Arbenita Ismajli. Përveç gjoksit ajo tashmë është akuzuar se mund të ketë kryer disa prekje të vogla në fytyrë.
Këtë gjë e ka provuar me fakte doktoresha Alla Dubasova, e cila ka një klinikë në Rusi. Ajo ka publikuar pamje të ndërhyrjeve të Arbenitës në fytyrë dhe duket qartë transformimi i saj.
Nga pamjet, Arbenita ka kryer një ndërhyrje në hundë, gjë që i ka sjellë dhe rritje të buzëve në pjesën e sipërme, drejtim nofulle, si dhe ka realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”.
Modelja shqiptare nuk ka folur për këto foto, as i ka pohuar dhe as mohuar se mund të jenë photoshop.