‘Ty do të të jap hesap? Ore qënke k** ti!’/ Po filmonte përplasjet mes pronarëve dhe Policisë në Shëngjin, shoqërohet gazetari!

Gazetari Elvis Hila është shoqëruar nga policia lokale teksa po raportonte për prishjen e ndërtimeve pa leje prej IKMT-së në plazhin e Shëngjinit. Duke mos e lejuar të bëjë detyrën, shefi i Rendit në komisariatin e policisë Lezhë, Agron Qullhaje i ka marrë telefonin dhe ka urdhëruar shoqërimin e tij për në Komisariatin e Policisë.

Por gazetari nuk shkoi kurrë në Komisariat, pasi efektivët e Policisë e kanë mbajtur vetëm për rreth 10 minuta në furgon dhe më pas, pas presionit të kolegëve të tjerë ai u la i lirë.

Gjatë kohës që ai ishte në furgon, kolegët e tij i kanë kërkuar llogari shefit të rendit, Agron Qullhajes për shoqërimin e kolegut, por kanë marrë vetëm heshtje nga ana e tij. Në fund pas shumë tentativat, ai i ka sugjeruar gazetarëve që të marrin informacion për shoqërimin e Hilës tek zëdhënësja e Policisë së Lezhës.

DEBATI I SHEFIT ME GAZETARIN:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...