Propozimi i çuditshëm i deputetit 80-vjeçar të Kuvendit: Është koha e të rinjve

Deputeti Selami Jenisheri, i futur në Kuvend përmes listave të opozitës që përbën sot parlamentin, ka ndezur jo pak debat.

 

Ai teksa ka dalë me një biçikletë femrash, tregoi se do te votoja me kenaqësi listat e hapura e jo ato që propozojnë Rama dhe Basha.

 

“Unë jam i lumtur që arrita të bëhem deputet në moshën 78 vjeçare. Jam njeri me fat. Zoti më ka dhënë energji që të shëtis me biçikletë nga Shkodra në Tiranë në kohë të mirë. Kur bie shi udhëtoj me autobus”, theksoi ai.

 

“Po do më pëlqente që deputetët të zgjidheshin nga populli. Bie fjala Tirana ka 24 njësi. Çdo njësi të përzgjidhte me drejt vote dy veta. Te futen në garë me njëri-tjetrin dhe kushdo qe fiton te ishte kandidat potencial per forcen e vet politike. Kështu të bëjnë PS-ja ,PD – ja, LSI etj”.

 

“Kjo do ishte një mrekulli e vërtetë. Si deputeti më i vjetër në moshë, në Kuvendin e Shqipërisë dua të kontriboj sadopak për këtë vend”, thekson deputeti Selami Jenisheri”..

 

Ai shton se e ardhmja u përket të rinjve.

I pyetur se me çfarë do të merrej pas mbarimit te mandatit? Ai u pergjigje se i mjafton pensioni 75 mijë lekë në muaj dhe do të argëtohej me njerëzit më të dashur të zemrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...