Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për marrëdhënien me vjehrrën

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ka rrëfyer për herë të parë sesi është marrëdhënia e saj me vjehrrën. Këngëtarja ka zbuluar se “nëna Shpresën” e quan “nëna Kamomili” pasi e ndihmon shumë me vajzën.

Xhensila u shpreh se vjehrra e saj është një bjonde e bukur me flokë kaçurrela, për të cilat do donte shumë t’i ngjante dhe Ajka. Po ashtu ajo tregoi se vjehrra ka qenë mbështetja e saj më e madhe gjatë shtatzënisë dhe i ka qëndruar pranë në çdo vështirësi.

“Nëna Shpresa e quaj nëna kamomili, është ndihma më e madhe që kam patur në rritjen e Ajkës. Vjehrrën e kam një yll të vërtetë, një bjonde me kaçurrela. Do doja shumë që Ajka t’i ngjante për kaçurrelat. Ajo ka qenë krah meje në çdo moment, më ka qëndruar pranë në çdo vështirësi”, tha Xhensila.

Ndërkohë këngëtarja zbuloi me shaka se nëse do të kishte djalë, Besi do t’ja kishte vënë emrin “Kajmak”.

Kujtojmë se si Xhensila ashtu dhe Besi publikojnë shpesh momente pranë të voglës në rrjete sociale, e cila tani është bërë shumë e njohur për publikun.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...