Topalli, gati për të hyrë në “listën Murrizi”

Riaktivizimi i bujshëm i Jozefina Topallit në ditët e fundit dhe deklaratat e koduara të saj për “largimin nga shtëpia e origjinës”, kanë qenë një indikacion për një rihyrje në politikën aktive.

Por mundësitë që ish-kreu i Kuvendit të rikthehet në Partinë Demokratike qoftë nga dera e qoftë nga dritarja janë shumë, shumë të limituara.

Pasi Topalli ka thënë “të fundit” kundër Lulzim Bashës që prej verës së vitit 2017.

Nga humbja e zgjedhjeve të 2017-s, kryetarja e Kuvendit ka qenë jo thjesht kritike, por ka sulmuar me të gjithë artileritë e saj Lulzim Bashën; duke kërkuar largimin nga PD e nga politika.

Kështu që sa të jetë Lulzim Basha, ҫdo mudësi e kandidimit të saj në listat e Partisë Demokratike është e vdekur. Gjithsesi, duket se nxitimi i ish-kreut të Kuvendit për tu shfaqur këto ditë si një politikane që është gati të dalë në “sheshin e burrave”, u pa si një objektiv i afërt i saj.

Po kush mund të jetë “streha” e re politike e Jozefina Topallit në zgjedhjet e vitit të ardhshëm?! Që nuk është “Bindja…” e Astrit Patozit, kjo u pa që kur ish-numri dy i PD-së themeloi partinë e re një vit më parë.

Kështu që ajo që vjen ndër mend menjëherë si trampolinë politike e Topallit, pritet të jetë partia e re e Muslim Murrizit, i cili e bëri të ditur para pak ditësh se do të themelojë një listë zgjedhore.

Më shumë se një parti politike, “partia e Murrizit” pritet të jetë një amalgamë elektorale për të tërhequr pjesë të djathtë, aty ku figura të njohura gëzojnë ende respekt në zona të caktuara.

Ky variant po bëhet më i afërt, kur shikon konfliktin e hapur ndërmjet Murrizit dhe Rudina Hajdarit. E preferuara e ambasadës së SHBA, sipas gjasave do të ketë një kthim të mundshëm drejt Partisë Demokratike, ku Basha mund ta pranojë, duke u nisur edhe nga emri i të atit të saj Azem Hajdari.

Ndërkaq, një pjesë e familjes së Rudinës, si i vëllai Kiri, janë pjesë e strukturave të “sulmit” të PD-së, që kanë protestuar vjet përpara Parlamentit e Kryeministrisë.

Kështu, vakumi i lënë nga Hajdari, mund të zihet nga një emër i njohur i politikës, siҫ është Jozefina Topalli, e cila me familjen e Rudinës, nuk se ka pasur marrëdhënie të ngrohta, sidomos kur Azemi ka qenë i atashuar në Shkodër si President i Vllaznisë.

Gjithsesi, variant që pritet të dalë së shpejti në dreg si “risi”, ka gjasa të jetë Jozefina si pjesë e listës Murrizi dhe ky i fundit, si kryear i partisë.

Një arnim politik i grupit të vjetër në PD…

Kështu ky grupim ka synimin që të shërbejë si “efekti i LSI-së” për PS-në në zgjedhjet e 2005-s, ku hyri në zgjedhje thjesht për të bërë që socialistët të humbnin zgjedhjet.

Këtë mision duket se ka marrë edhe Topalli me Murrizin, një dyshe interesante për zgjedhjet e ardshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...