Gjendet i va rur në banesën e tij aktori i njohur me famë botërore

1236

Aktori i njohur i Bollywood, Sushant Singh Rajput u gjet i vdekur në rezidencën e tij në Mumbai, raportojnë mediat e huaja.

Raportet filestare të policisë thanë se aktori 34 vjeçar u gjet i varur në banesën e tij, ndërsa policia po heton mbi shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Rajput bëri debutimin e tij në Bollyëood në 2013 me regjisorin Abhishek Kapoor në “Kai Po Che”, bazuar në librin e Chetan Bhagat.

Edhe kryeministri indian shprehu keqardhjen e tij në rrjetet sociale për vdekjen e aktorit të ri, bashkë me shumë kolegë të të ndjerit.

Rajput luajti ish-kapitenin e skuadrës indiane të kriketeve Mahendra Singh Dhoni në filmin 2016 “MS Dhoni: The Untold Story”. Ndër filmat e tjerë janë “Kedarnath, Sonchiriya” (Zogu i Artë) dhe “Raabta” (Lidhja).

Ai u pa për herë të fundit në filmin e vitit 2019, “Netflix” Drive “.