“Morëm 650 mln euro borxh”/ Rama e quan sukses të jashtëzakonshëm: I lumtur me…

Deklaratat e pazakonta të Ramës tashmë janë bërë të përditshme. Ai propagandën e ka në gjak, dhe këtë mundohet ta shfaqë edhe në situatën më të vështirë.

Të tillë ka bërë edhe me borxhin pas emetimit të eurobondit, ku Shqipëria arriti të marrë në tregjet ndërkombëtare 650 milionë euro borxh me një normë interesi prej 3.65% dhe afat maturimi 7 vjeçar.

Në Konferencën për shtyp me ministrat tigrin Ahmetaj dhe Anila Denaj organizuar mesditën e sotme, Kryeministri e quajti sukses të jashtëzakonshëm.

Pak e çuditshme dhe apak e zakonshme, por Rama e di fare mirë, që janë lekët e shqiptarëve. Pse duhet ta vrasë mendjen?

Edi Rama tha:

Në formën e një fluturumi të një balone tabake PD flet për gëzim pse morëm borxh, ndërkohë që duhet të hidhëroheshin, por nuk është kështu është e kundërta. Ne kemi marrë konfirmim nga tregjet, që në radhë të parë na bën një vend të besueshëm në raport me institucionet financiare ndërkombëtare dhe na jep mundësi të zgjerojmë bazën e financimit të ekonomisë. Për ata që thonë hë mo se borxh morët çdo njeri e di se nuk mjafton të duash të marrësh borxh por të gjesh dhe atë që të jep borxhin dhe kjo bazohet në dokumente. Dolëm me një objektiv dhe na u ofrua 4.8 herë më shumë. Si mund ti ofrohen një kredimarrësi të pabesueshëm ose jo solid këtë shumë. Përgjigjja është e qartë. Shteti shqiptar është i besueshëm.Nëse Shqipëria nuk do të kishte këtë paraqitje të parametrave dhe treguesve makroekonomikë do ta kishin goditur në vlerësimin e tregjeve. Jam shumë I lumtur me bashkëpunimin e ministrave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...