A do të marrë drejtimin e Portokallisë në Top Channel? Agron Llakaj zbulon njëherë e mirë të vërtetën

Aktori i njohur Agron Llakaj ishte i ftuar në emisionin ”A.Krasta ShoË”, ku hodhi dritë mbi shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e tij profesionale. Në javën e fundit ai është përfolur shumë për një rikthim në Top Channel, më saktë në Portokalli, por vetë Llakaj është shprehur kategorik në lidhje me këtë çështje.

 

“Nuk ekziston asgje konkrete, asgjë reale. Madje ka shumë gjëra që i kam në mendje, për të cilat ndonjëherë unë vr.as mendjen. Dhe them mbase e lexoj në ndonjë portal, që ma ka lexuar mendjen se çfarë dua të them. Pra nuk është asnjë gjë konkrete, asnjë gjë reale”.

 

“Nëse do të flasim për ‘Vizion Plus’-in, shqetësimi im i vetëm artistik, është se jam në një rrugëtim të gjatë, është viti i tetë, në të cilin unë jam gjithmonë i pa kompromis me veten, jam njeri që nuk parapëlqej shumë atë që kam arritur, por kërkoj gjithnjë më shumë. Kjo është beteja me veten, jo me të tjerët”.

 

“Nëse do të kem gjysmë gjëje do ta them, por di të them që në ‘Vizion’ kam përkrahjen dhe mbështjen absolute të të gjithë drejtuesve të lartë. E thënë shkurt dhe shkoqur, unë jam zot i punës dhe i fatit tim. Kam hyrë në një televizion, nuk më ka thënë kush ‘Çfarë të bësh?’, por më kanë thënë ‘urdhro bëje’”.

 

Të gjitha këto të tjerat janë thashethemnaja. Nuk është hera e parë, unë kam pasur oferta edhe para dy vjetësh nga Top Channel. Natyrisht që unë nuk e kam ndjenjën e mirënjohjes, si për shembull, ‘unë i detyrohem Ad Krastës dhe për hir të kësaj…’ Jo, unë shikoj nëse Ad Krasta e vlerëson profesionalisht Agronin, jo në konceptin e mirënjohjes njerëzore. Për sa i përket mirënjohjes profesionale, unë i jam mirënjohës këtij televizioni. Në dëshirat e mia artistike, dua që të jem shumë më lart”, përfundon rrëfimin e tij Agron Llakaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...