Ishte modele në klipin e Nora Istrefit, gazetarja tregon shifrën qesharake që mori si pagesë

179

Kënga “Sa t’kom dasht” e Nora Istrefit është një ndër këngët më të suksesshme të këngëtares shqiptare. Të shumtë kanë qenë figurantët dhe modelet që morën pjesë në klipin e këngës së saj, madje pjesëmarrëse ka qenë edhe një gazetare e njohur.

 

Bëhet fjalë për Genta Hodon, gazetaren e “Jo vetëm modë”, e cila asokohe ka qenë pjesë e klipit si modele. E ftuar në emisionin “Mes Yjesh” ka ajo folur për këtë eksperiencë dhe ka treguar edhe sa është paguar.

 

“Kam qenë modele tek klipi i Nora Istrefit. Tek kënga “Sa t’kom dasht”. Nora kam përshtypjen që nuk di gjë për këtë pjesë, ishte një miku im model i cili më tha që hajde bëhu pjesë se po bëhet një klip, dhe jam paguar vetëm 2 mijë lekë“, u shpreh Genta Hodo.

Lexo edhe:   Pse më ke tradhtuar? Fjorentina dhe Olsi i Big Brother përballen live