Pas 21 viteve martesë, gruaja ime donte që unë të shkoja me një grua tjetër në takim…

Pas 21 viteve martesë, gruaja ime donte që unë të shkoja me një grua tjetër në një takim.

“Unë të dua,” tha gruaja ime, “por e di se kjo grua tjetër të do. Ajo do të donte të kalonte ca kohë me ty.” Gruaja tjetër që gruaja ime donte që unë të vizitoja ishte nëna ime, e cila është një e ve që prej 19 vitesh. Por kërkesat e punës sime dhe të fëmijëve të mi e kishin bërë të pamundur ta vizitonim atë herë pas here. Atë natë, e thirra për ta ftuar të dilte për darkë dhe të shihnim një film.

“Çfarë nuk shkon?”, “A je në rregull?”, më pyeti ajo. Nëna ime është nga ato gra që edhe kur marrin një thirrje telefonike natën vonë apo një ftesë të befasishme menjëherë dyshojnë e u shkon mendja për ndonjë lajm të keq. “Mendova se do të ishte e këndshme të kaloja pak kohë me ty,” thashë. “Vetëm ne të dy.” Ajo e mendoi këtë, pastaj tha, “Unë do të doja shumë.”

Atë fundjavë, ndërsa unë shkova për ta marrë, u bëra nervoz. Kur mbërrita në shtëpinë e saj, vura re se ishte nervoze gjithashtu. Ajo priste në derë me pallton e saj. Ajo më mbushi mua me një buzëqeshje rrezatuese si një ëngjëll. Ajo tha, “u thashë mikeshave të mia se unë do të dilja me djalin tim ato u gëzuan tejmase kur i dëgjuan ato fjalë të miat. Ato mezi presin të dëgjojnë rreth takimit tonë.”

Ne zgjodhëm një restorant të këndshëm dhe komod. Nëna ime mori krahun tim sikur të ishte Zonja e Parë. Pasi u ulëm, më duhej ta lexoja menunë. Ajo mund të lexonte vetëm në shkronja të mëdha. “Ti e di se unë isha ajo që ta lexoja menunë ty gjithmonë,” tha ajo. “Epo, atëherë është koha për të kthyer nderin”.

Gjatë darkës, patëm një bisedë të këndshme. Ne folëm për jetën e njëri-tjetrit. Kur u ktheva në shtëpi gruaja ime më pyeti se si shkoi darkë. Ishte fantastike”, i thashë,” kalova një kohë të mrekullueshme “. Disa ditë më vonë, nëna ime u nda nga jeta nga një atak në zemër … Ndodhi kaq papritur. Nuk kisha mundësi ta ndihmoja.

Rreth një javë më parë, mora një zarf në postë. Brenda ishte një kopje e faturës nga restoranti ku hëngra me nënën time. Gjithashtu bashkangjitur ishte një shënim, i cili shkruante: “Kam paguar paraprakisht këtë faturë. Nuk isha e sigurt nëse do të mund të isha atje, por gjithsesi pagova dy pjata. Një pjatë është për ty dhe tjetra për gruan tënde. Ti kurrë nuk do ta dish se çfarë do të thotë për mua ajo darkë që ndamë bashkë.

“Të dua biri im, je jeta ime!” E kuptova sesa e rëndësishme është të themi “të dua” pa pushim për ata që janë në jetën tonë sa herë që kemi rastin. Kuptova se sa e rëndësishme është t’i japësh të dashurve kohën që meritojnë.

Asgjë në jetë nuk është më e rëndësishme se familja jote. Jepu atyre kohën që meritojnë, sepse … Këto gjëra nuk mund të shtyhen për më vonë në “ndonjë kohë tjetër”. Pa marrë parasysh se ku shkoni familja është gjithmonë shtëpia juaj për t’u kthyer…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...