I mori 110 milionë euro shtetit shqiptar, Becchetti hap televizion të ri pas ‘Agon Channel’

Janë 110 milionë euro që Shqipëria duhet t’i paguajë biznesmenit Francesco Becchetti pas vendimit të marrë në gjykatën ndërkombëtare në çështjen ‘Beccheti’ kundër Shqipërisë.

Ndërkaq, mediat italiane japin lajmin se pas ‘aventurës së mbyllur keq’ me Agon Channel, biznesmeni do të hapë një televizion të ri në formatin web.

“7 vjet pas aventurës, e cila mbaroi keq në Shqipëri, Francesco Becchetti kthehet në zyrë me projektin ZWEBTV, një transmetim që tenton të ‘përziejë’ gjuhët e televizionit dhe të uebit, për të bashkuar disa breza. Becchetti ka dalë plotësisht i padëmtuar nga çështja gjyqësore në të cilën qeveria shqiptare e kishte përfshirë atë, duke e akuzuar atë për evazion dhe pastrim parash”, raportojnë mediat italiane për projektin e Becchettit, ZWEB TV.

Biznesmeni ambicioz ka rrëmbyer disa nga emrat më në zë të medias italiane si Francesca Ferragni, Andrea Pinna, Piero Armenti dhe shumë të tjerë. “Ne duam të shohim përpara – thotë Becchetti për projektin e tij- , të heqim mykun dhe të mendojmë për një mënyrë të re të përmbajtjes dixhitale”.

Mbetet për t’u parë nëse Becchetti do ftojë në këtë projekt të ri, ndonjë nga emrat shqiptarë me të cilët ka bashkëpunuar në Agon Channel./newsbòmb

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...