Njihuni me kuzhinierin shqiptar i cili u shpall ndër më të mirët në Francë

I riu shqiptar, Armand Hasanpapaj, i cili prej vitesh ushtron profesionin e kuzhinierit në Francë, është shpallur si një nga më të mirët e gastronomisë franceze.

Armandi ka qenë pjesë e shumë konkurseve në fushën e kulinarisë, ku dhe është vlerësuar me disa çmime.

Ndër recetat e preferuara të kuzhinierit janë edhe disa prej gatimeve shqiptare dhe se ai tani është një nga kuzhinierët më premtues në Francë.

Së fundmi, ai u rendit i katërti në finalen e “Objectif Top Chef”, e cila mbahet në Francë ku konkurrenca ishte e madhe, mirëpo, profesionaliteti i të riut shqiptar i ka habitur jurinë dhe se tani më ai po cilësohet si nga më të mirët edhe nga mediat franceze

Gazetat e njohura franceze si, Le Progres, Le Magazine Independante De La Region Lyonnaise kanë shkruar artikuj të veçantë për të riun shqiptar, Armand Hasanpapaj si dhe historinë e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...