Ju lutem, më liro, nuk marr dot frymë”. Polici i kishte vënë këmbën në qafë, ndërron jetë qytetari (Video)

Një njeri ka vdekur dje në Minneapolis, SHBA pasi mbahej me fytyrë në tokë nga polici që po e prangoste, megjithëse ulërinte nga dhi.mbjet dhe paralajmëroi se nuk merrte dot frymë.

Një video sho kuese tregon momentin tr agjik kur polici i Minneapolis e mbante përtokë afro-amerikanin me një nga gjunjët e tij, disa momente para se ai të humbiste ndjenjat e të vdiste.

Pamjet e rë.nda u morën nga një kalimtare e cila po bashkëpunon me hetimet e FBI mbi incidentin e rëndë. Policia e Minneapolis konfirmoi vdekjen e të prangosurit, duke thënë se dy oficerët kishin reaguar ndaj një falsifikimi në progres.

V.iktima ende nuk është identifikuar por raportohet se u dërgua me ambulancë në spitalin e Hennepin County ku vdiq pak më vonë. Kalimtarja Darnella Frazier shpërndau videon tronditëse të incidentit në Facebook ku njeriu i duket i ngulur përtokë me forcë nga policët për më shumë se gjashtë minuta, megjithse u lutet ta lënë të lirë.

“Ju lutem, ju lutem, nuk marr dot frymë”, dëgjohet që u lutet policëve njeriu pa veshje në pjesën e sipërme të trupit. Shumë dëshmitarë dëgjohen më tej që debatojnë me policët për përdorimin e forcës së ekzagjeruar.

Një ambulancë vjen më pas dhe policia vendos trupin e palëvizshëm të burrit në barrelë.
Një kalimtar mashkull thotë: “Ti sapo e vr.ave atë njeri”.Video ka shkaktuar zemërim të gjerë në rrjetet sociale dhe eshte shperndare 7,000 herë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...