I doli fotoja ku dukej shtatzania, Armina Mevlani tregon të vërtetën dhe planet e dasmës

252

Një postim i Armina Mevlanit në Instagram dje, bëri të lindin dyshi.met se blogerja e njohur shqiptare mund të jetë shtat.zënë! Pozicioni në profil që kishte marrë Armina në një foto ku shfaqej e veshur me pantallona pas trupit dhe një bluzë të futur në to, i tregonte asaj një fryrje të lehtë barku, që ra në sy!

Armina tregoi për Iconstyle se është thjesht një fryrje e lehtë barku që çdokujt mund t’i ndodhë në momente të caktuara! “Nuk është e vërtetë. Pak të shohin barkun e fryrë një moment, të bëjnë shtatzënë”, tha Armina duke e marrë me shumë pozitivitet situatën.

Kjo nuk është hera e parë që Armina përflitet për një shtatzëni, duke qenë se ajo planifikon të martohet me partnerin Shkëlzen Berisha, pas propozimit romantik në Como, Itali! Ndonëse është përfolur se do të ketë kurorëzim këtë vit, pas situatës me pa.ndeminë që i ka prishur planet kujtdo, Armina ka hedhur poshtë një gjë të tillë duke thënë se ende nuk është vendosur.

“Sigurisht që do të ketë dasmë. Por në momentin e parë që kjo datë do të jetë vendosur do bëhet publike me anë të një konfirmimi zyrtar nga ana jonë dhe nuk do të jetë kjo pranverë”, është shprehur blogerja e njohur.