5 vjet jashtë ekranit, teta Keti shpjegon mesazhin ‘shpërthyes’ për drejtuesit e televizioneve

“Në televizionet italiane, ata persona që kanë një eksperiencë, i mbajnë, i ruajnë. Figurat janë figura. Nuk e di pse drejtuesit tanë të televizionit, vijnë në televizion, në atë institucion publik dhe mendojnë që duke hequr figurat e ekranit që kanë gjetur atje, figura të konsoliduara, do krijojnë një televizion të ri. Në emër të të bërit ‘televizion të ri’ heqin figura të rëndësishme. Nuk është ky televizioni!”

 

Ishte ky mesazhi i shkruar nga Ketrin Gjoça që u komentua jo pak në mediat e portalet shqiptare. Ka më shumë se 3 dekada në televizion, por u bënë tashmë 5 vjet që i mungon atij. Për Ketin, ka qenë një kohë që, pa dyshim, ia ka ndier mungesën punës dhe profesionit të saj, por më shumë se vetë drejtueses së njohur të dhjetëra e dhjetëra programeve për fëmijë e të rritur, mungesën e saj e ka ndier publiku.

 

E ftuar mbrëmjen e sotme në Piter Pan, pas shfaqjes së këtij mesazhi, Keti tha se punën e saj e ka bërë gjithmonë me shumë modesti, por i qëndron asaj që ka thënë dhe jo vetëm duke iu referuar rastit të saj, por të gjitha figurave të njohura televizive që kanë pasur pothuaj të njëjtin fat. Siç tha Keti, bota investon për figurat duke thënë “të shohim pak programin e Alketës”, “programin e Ketit”, pra programi ka fytyrën e drejtuesit, ndërsa tek ne, kjo nuk ndodh: “Këtu, kur e fillojnë punën nga zero ose edhe nga minusi, nuk i mbajnë afër figurat – ata që tashmë janë të investuara, sepse janë në arkiv, por bëjnë të kundërtën. Unë jam shumë e lumtur që njerëzit më thonë ende sot “jemi rritur me zërin tend”…” – tha Keti.

 

Pas kësaj, Alketa u drejtoi një thirrje publike të gjithë drejtuesve të televizioneve për të reflektuar e për ta konsideruar Ketin si një prej figurave që, pa asnjë dyshim, duhet të jetë gjithmonë në ekran.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...