Shkodër, parakaloi kreun e policisë me borinë takuar: Zbrit nga mjet, ankohu ku të duash (VIDEO)

Oltion Shpendi, ka shtetësi franceze dhe ka ardhur në Shqipëri pasi ka gruan shtatzënë dhe ka ngecur nga pándemia. Ai tregon se i është bllokuar patenta dhe makina dhe ka qëndruar i ndaluar për 7 orë, pasi i ra borisë dhe parakaloi një automjet tip Range Rover, që kishte bllokuar rrugën dhe që rezultoi të ishte e drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër, Niko Brahimaj.

 

Ky i fundit, pas këtij gjesti urdhëroi patrullën e policisë, që të ndalonte dhe arrestonte Oltionin vetëm 300 metra nga vendi, ku ai i kishte rënë borisë, edhe pse nuk kishte bërë asnjë shkelje.

 

Përmes një filmimi që Oltioni ka bërë në momentin e ndalimit, efektivët e policisë konfirmojnë se ka dhënë urdhër shefi i madh dhe nuk ka asnjë arsye tjetër për këtë ndalim. Madje polici e këshillon, që t’i kërkojë falje shefit, që të mos ketë probleme.

 

Oltion Shpendi: Unë jam me shtetësi të dyfishtë (shqiptaro-francez) dhe kam ardhur në Shqipëri për nusen që e kam shtatzënë, kemi bërë një kërkesë për vizë, por jemi bllokuar nga pandemia këtu prej 2 muajsh. Po vija për arsye shëndetësore në Shkodër me makinë. Sapo hyra tek kjo rruga këtu, e gjeta rrugën e bllokuar prej dy automjetesh që po bënin muhabet. Ishte një Range Rover i bardhë dhe një Range Rover i zi. Në atë moment u mërzita që nuk e ndalën diskutimin, pashë një boshllëk, unë u futa djathtas, mbusha makinën dhe i rashë borisë për me i ba me kuptu që mos e bllokoni trafikun dhe du me qarkullu. Dhe eca, në vija të bardha ishte një zonjë duke kaluar rrugën dhe nuk eca shpejt. Në atë moment, Range Rover izi mu ngjit nga pas, 100 metra më tutje më ndaloi policia.

 

Oltion Shpendi u ndalua me arsyetimin se kishin një urdhër nga shefi i qarkut të policisë së Shkodrës. “Vetëm kur vuri policia tabelën, ai u ndalua dhe foli me ta dhe u dha urdhër ‘ma bllokoni automjetin dhe dërgojeni në polici’. Më thanë se ka dhanë urdhër drejtori i qarkut për arrestimin.”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...