Protesta për Teatrin, policia e Shkodrës ngre postblloqe

169

Aleanca për Teatrin ka njoftuar qytetarët dhe mbështetësit e artit për protestën që do të zhvillohet sot në orën 17:30. Për këtë arsye, policia e Shkodrës ka ngritur postblloqe për kontrollin e automjeteve.

 

Policia është e fokusuar në Kryebushat dhe kujtojmë se qyteti i Shkodrës vazhdon të mbetet zonë e kuqe.

 

Sot pasdite, është dita e dytë e protestës pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ditën e djeshme nuk u mbajt protestë për shkak të natës së shenjtë për besimtarët myslimanë, Natës së Kadrit.