Moti bën kthesë të papritur/ Pas temperaturave të larta, ja çfarë parashikohet të ndodhë me motin

Moti gjatë ditëve të fundit ka qenë me zagushi e cila ka bërë të ndihet më e lartë temperatura e ajrit.

Meteorologia e Metoalb Adjola Bani ka folur për parashikimin e motit gjatë kësaj jave ku ka bërë me dije se do të ulen ndjeshëm temperaturat dhe se do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin.

“Temperaturat shumë të larta në vendin tonë kanë ndodhur si pasojë e qarkullimit të masava ajrore nga veriu i Afrikës të cilat kanë sjellë prezencë të erës, grimcave të pluhurit në ajër dhe mjegullës. Duke patur prezencën e mjegullës kemi ndjerë edhe zagushi e cila e ka bërë të ndihet edhe më e lartë temperatura e ajrit.

Ka qenë një fundjavë me temperatura shumë të larta pasi ka arritur vlerat 10 gradë më të larta se vlerat normale, 36 apo 37 gradë. Dita e mërkurë do na sjellë vranësira, reshje në territor dhe kjo do bëjë që të kemi rënie të temperaturave, duke bërë që dita e nesërme në krahësim me ditën e sotme do jetë më e freskët duke zbritur deri në 31 grade celcius.

Uljen më të ndjeshme të temperaturave do e sjellë dita enjte duke qenë se do të shtrijë rreshjet në të gjithë territorin shqiptar. Herë pas here do kemi edhe rrebeshe me intensitet mesatar lokalisht, por që nuk do të jenë problematike. Do sjellin ulje më të ndjeshme të temperaturave në zonat malore deri në 21 grade ndërsa në zonën e ultësirës perëndimore 26-27 gradë celciues.

Ditën e premte dhe e në vazhdim do kemi përmirësim të motit duke patur më shumë diell. Nuk do kemi më prezencë të mjegullës, por që do jetë mot i kthjellët sidomos në zonat bregdetare, por edhe në zonat malore. Temperaturat në fundjavë do jenë 28-29 gradë”, është shprehur meteorologia për Ora News.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...