Si do të jetë kjo verë në vendin tonë ? Ja se cfarë thotë meteorologia e njohur

Meteorologia Adiola Bamia zbuloi sot detaje në lidhje me parashikimin sesi pritet të jetë moti këtë jave, por edhe çfarë na pret gjatë verës.

Bami tha se moti nga sot dhe në ditët në vijim do të përmirësohet dhe temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.

Po ashtu meteorologia shtoi për Fax News se kjo verë do të jetë e nxehtë dhe më temperature të larta.

“Gjatë mesditës dhe në vijim do të kemi mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta për stinën që ndodhemi për muajin maj. Parashikohen që përveç ditës së sotme ku maksimumi parashikohet 28 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore.

Ndërkohë që gjatë ditës së enjte dhe të premte, priten vlera mbi 32 gradë celsius, po ashtu edhe gjatë fundjavës do të kemi temperatura të larta.

Gjithë territori shqiptar do të ketë temperatura të larta. Vlerat parashikohet që të arrijnë mbi 30 gradë Celsius. Muaji maj parashikohet të jetë një muaji i nxehtë.

Nuk parashikohet të kemi reshje për 4 ditë. Krahasuar me majin e 2019, janë të ngrohta, këto temperatura mund të përjetoheshin në korrik-gusht, janë temperatura shumë të larta dhe na pret një verë e nxehtë. Do të kemi një qarkullim të shpeshtë të masave ajrore nga Afrika me temperatura 40 dhe mbi 40 gradë.”- u shpreh Bami.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...