Sweet Arches, studente mjekësie ka treguar se si fitn një shumë të madhe parash nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo është shprehur se çdo muaj fiton 5000 £ duke shitur foto të këmbëve të saj, e ndërkohë ka thënë se grumbullon 70 mijë dollarë në vit.
28-vjeçarja ka thënë se këtë mund ta bëjnë edhe të tjerët megjithëse duhet shumë kohë për të realizuar foto të bukura dhe tërheqëse. Ajo thotë se i duhet të punojë 6 orë orë në ditë dhe më kryesorja, që estetikisht këmbët të jenë të kuruara.
Pasi grumbulloi mbi 106 mijë fansa në Instagram, ajo ka thënë se ka marrë 50-100 kërkesa në në ditë nga klientë të cilët i duan foto të këmbëve me kërkesa të ndryshme, si për shembull duke i futur në ujë, duke shkelur mbi petale apo edhe kërkesa më të çuditshme.
“Disa njerëz pëlqejnë shputat e këmbëve, disa si gishtërinjtë, disa pëlqejnë t’i shohin ato në pozicione të ndryshme.”- tha ajo.