“O doktor të marrsha të ligat”, ish kryeminstri Berisha shfaqet në protestë me maskë… (Video)

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka shkuar në protestën e organizuar nga protesta e organizuar pas prishjes së Teatrit Kombëtar. Berisha ka shkuar mes turmës, me një maskë të vendosur.

I rrethuar nga simpatizantët, të gjithë me dy gishtat lart kanë mbështetur ish-kryeministrin, i cili mungoi ditën e djeshme.

“O doktor hajde dhe njëherë të marrsha të ligat,”-i thotë një prej të pranishmëve.

Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.

Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një kordon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img