Cila godinë tjetër e ka radhën pas shembjes së Teatrit? Përgjigjet kryeministri Rama

Sipas kryeministrit Edi Rama, ndërtimi i Teatrit të ri do nisë në vjeshtë. Tre muaj tha ai do i mjaftojnë Bashkisë së Tiranës për ta detajuar projektin.

I pyetur nëse do vazhdojë qeveria me shembjen e të tjera godinave si për shembull Pallatin e Kulturës, Rama u shpreh:

“Ne kemi bërë planin e qendrës së Tiranës në vitin 2003 dhe në atë konkurs s’kishte absolutisht, s’ka asnjë ekspert ndërkombëtar të nivelit të lartë, që ka vënë në diskutim nevojën për të shembur godina e sheshe, sheshi është mozaik formash e produktesh të kohërave politike të Shqipërisë, është ditar i dashurisë politike të qeverive apo pushteteve shqiptare pas pavarësisë, dhe që nga vetë bulevardi e banka, pallati kulturës, muzeu, 15 katëshi, është historia.

Ndërkohë po u them as një arkitekt i njohur nuk kam parë ti lëvizë një qerpik kur ka thënë se kjo godinë nuk mund dot ti qëndrojë kohës, as nga pikëpamja strukturore e as nga pikëpamja e vlerave që ka as nga nevoja për të funksionuar si teatër”, tha Rama në “PRESSING”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...