Zjárr në shtëpinë e të moshuarve, raportohet për víktima

Një ngjarje e rèndë është raportuar të ketë ndodhur në Moskë ku një qendër e kujdesit ndaj të moshuarve është përfshirë nga flákët e për pasojë kanë humbur jetën të paktën 9 persona ndërsa janë lënduar disa persona të tjerë.

Mediat e huaj flasin për gjashtë të moshuar në gjendje kritike, të cilët ndodhen nën kujdes intensiv.

Zjárri shpërtheu në një bujtinë private në Krasnogorsk të Dielën në mbrëmje, dhe dyshohet të jetë si pasojë e një defekti elektrik. përgjegjësi i hotelit është ndaluar për t’u marrë në pyetje.

Agjensia e lajmeve Tass thotë se 37 persona ishin në ndërtesë. Gazeta Kommersant thotë se megjithëse zjárri ishte i vogël, stafi nuk ishte në gjendje të evakuojë të gjithë banorët, pasi disa prej të cilëve nuk mund të lëviznin.

Víktimat ishin të moshës 66 deri në 90 vjeç, dhe mendohet se kanë humbur jetën për shkak të hèlmimit nga monoksidi i karbonit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...