“Ministrja i ka vënë zjarrin tenderave sekretë”, reagon sërish PD

135

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me tenderat sekretë të qeverisë dhe përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar SPAK se është e hapur për hetime.

Bardhi shkruan në “Facebook” se “Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentet në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë”.

Sipas Bardhit, po bëhet një koordinim perfekt i një bande hajdutësh në këtë kohë pandemie, ndërsa shton se tashmë ministrja iu ka vënë zjarrin tenderave sekretë.

“Lajme të reja nga Fronti i vjedhjes me tendera sekret!

Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në
Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie!
Gëzuar Ditën e Drejtësisë së Rilindur!”- shkruan Bardhi.