Banka e Shqipërisë merr vendimin për kartmonedhën 10 mijë lekëshe, kur hidhen në qarkullim

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se , krahas uljes së normave të interesit dhe shtyrjes së afateve për pagesën e kredisë, edhe për paraja fizikem do të njohë ndryshime. Bëhet fjalë konkretisht, për lekët, kartëmonedhat dhe monedhat që qarkullojnë në treg.

Sipas këtij raporti, gjatë muajve të fundit banka ka shtuar ndjeshëm sasinë e parave cash, pra të kartëmonedhave.

“Deri në datën 23.4.2020, paraja në qarkullim është rritur me 6.4 miliardë lekë krahasuar me 31.3.2020 dhe me 9.6 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2019. Në muajin prill 2020, paraja në qarkullim krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 5.7 miliardë lekë (6.4 miliardë kundrejt 0.7 miliardë) dhe nga fillimi i vitit është rritur me 9.4 miliardë lekë (9.6 miliardë kundrejt 0.2 miliardë në 2019)”, thuhet në njoftimin e bankës.

Nga ana tjetër, duket se tregu është akoma i etur për cash. Dhe duket se është i etur për kartëmonedha me më shumë vlerë. “Në plotësim të nevojave në perspektivë për para fizike, Banka e Shqipërisë po ndjek me prioritet procedurat për prodhimin e kartëmonedhave të serisë së re, prerjet 1000 lekë dhe 10000 lekë, të cilat do të hidhen në qarkullim brenda këtij viti”, thekson banka në njoftim.

Pra, shumë shpejt do të kemi edhe para të ‘madhe’ në qarkullim. Deri më tani, kartëmonedha me vlerë më të madhe ka qenë 5 mijë lekëshi.

Ndërkohë, në shtator të vitit që lamë pas nisi prerja e re e kartëmonedhave 200 lekëshe, një muaj më vonë edhe ajo e 500 lekëshit dhe 5000 lekëshit. Sipas Bankës së Shqipërisë, kartëmonedhat e reja janë më rezistente, i përshtaten kohës dhe kanë më shumë elemente sigurie që të mos falsifikohen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...