Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj vetëm pak kohë pas ndarjes së bujshme, janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit. Ishin postimet e njëjta nga çifti që zbuluan rikthimin e tyre, teksa ndodheshin me pushime në jug.
Së fundmi Jonida e ka ftuar Romeon për një darkë në shtëpinë e saj, së bashku me aktorin Visjan Ukcenaj, bashkëshorten e djalin e tij.
Këngëtarja ka publikuar disa pamje nga darka e shtruar me tavolinën plot, teksa në postime ka etiketuar edhe Romeon, ndonëse aktorin nuk e ka shfaqur në kamera.
“Hë të pëlqen? Si i kam bërë?”, pyet Jonida Visjanin ndërsa aktori i përgjigjet: “Arbana, ty të vjen anash, një delikatesë në ushqim…”
“Nivel i nolt”, ia kthen Jonida.