Policia e Shkodrës jep detaje për ngjarjen tek Ura e re e Bunës, shoqëron autorin e dyshuar…

Ndonëse Shkodra si dhe gjithë vendi janë në kushte kufizimi të lëvizjes, kjo nuk ka penguar që dy ditët e fundit ngjarjet e rënda të trondisin opinionin publik.

Pas Lezhës e Durrësit dje, sot ishte rradha e Shkodrës. Pak para orës 17.30, kur përfundon lëvizja deri dikue lirë e qytetarëve, në afërsi të Urës së Re të Bunës, në krahun e kundërt të qytetit, janë dëgjuar të shtëna me ar më zjarri.

Policia e ndodhur pranë vendngjarjes në një postbllok, ka shkuar me shpejtësi dhe më pas ka mbërritur edhe ambulanca. Një person rreth 50 vjeç, i identifikuar si Gëzim Bici, duket se ka qenë shenjestra. Ai ka marrë dy pla gë, një në dorë dhe një në qafë. Ai është vendosur në barrelë në gjendje koshiente, ndërsa mësohet se është në reanimacionin e Spitalit Rajonal Shkodër. Policia e Shkodrës njofton se ka shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është pla gosur me a rmë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të pla gosjes, por për arsye hetimi, për momentin nuk bëjmë me dije identitetin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.

Marre nga shkodra web

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...