Dilema e burrit: Familja më urren se dua të marr mbiemrin e partneres

Një burrë i ri, i cili do të bëhet baba së shpejti, kërkon mendim se si duhet të veprojë për ti mbushur mendjen familjarëve se do të marrë mbiemrin e partneres.

 

Ai ka rrëfyer historinë për rubrikën “E dashur Deidre” në të përditshmen britanike, The Sun. Burri pohon se nuk është shumë i afërt me familjen, por ata janë kundër vendimit të tij dhe dilema që ka në kokë është nëse duhet të vendosë veten para anëtarëve të familjes apo jo.

 

Rrëfimi i 32 vjeçarit

Fëmija jonë i parë do të ketë mbiemrin e të dashurës time dhe unë dua të marr mbiemrin e saj kur të martohemi. Familja ime e urren këtë. Unë jam 32 vjeç dhe e dashura ime është 30 vjeçe. Kemi 4 vite bashkë. Partnerja ime është 30 javëshe shtatzënë dhe ne do të kemi fëmijën tonë të parë, një vajzë.

Nuk jam shumë i afërt me familjen time, kështu që kur të bëhemi prindër, ndjenjat tona duhet të jenë para atyre të anëtarëve të tjerë të familjes apo jo?

Përgjigja e psikologes Deidre

Sigurisht. Këto ditë, është e zakonshme që një burrë të marrë mbiemrin e gruas së tij. Ajo çfarë ka rëndësi është që ti dhe partnerja jote të jeni të lumtur për këtë. Thojani familjes në mënyrë të qetë, por duhet të jeni të bindur. Procesi i ndërrimit të mbiemrit pas martesës është i njëjtë si për femrat dhe për meshkujt. Të gjithë bashkitë do i trajtojnë burrat e martuar në të njëjtën mënyrë si gratë e martuara kur ndërrojnë emrin./a.m/noa.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Atraksionet e reja në Theth: Një verë plot adrenalinë dhe peizazhe magjike

Ky vit sjell një atraksion të ri dhe të...

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...