Stilisti i njohur italian rrëfen për herë të parë: Ja pse i them të gjithëve se jam pak shqiptar…

Stilisti i njohur italian, Alviero Martini ka qenë pasditen e sotme në një lidhje ekskluzive në emision ‘Ftesë në 5’ në ekranin e ‘Top Channel’.

Martini ka shprehur gjatë kësaj lidhje falenderimet e tij personale, por dhe të gjithë popullit italian për ndihmën që dhanë shqiptarët këto ditë duke nisur atje 30 doktorë dhe infermierë, të cilët do të qëndrojnë për një muaj në Itali dhe do të paguhen nga Shqipëria.

Pas këtij momenti, Alviero i ka befasuar të gjithë teleshikuesit duke treguar se si të gjithëve i thotë se është pak shqiptar.

Stilisti i famshëm ka treguar se babai i tij ka qëndruar në Shqipëri gjatë periudhës së luftës, kohë në të cilën ka njohur edhe një prift në Shqipëri. Prifti i kërkoi babait të Martinit se nëse do të lindte djalë, t’ia vendoste emrin Alviero ndaj dhe babai i tij kështu veproi.

Alviero tregoi i qeshur se e thotë më shumë kënaqësi se është pak shqiptar sepse emrin ja ka vendosur një i tillë.

Ai shtoi gjithashtu se gjatë këtyre ditëve është përpjekur për të mbajtur një rutinë normale, pasi gjithçka varet tek psikologjia. Në mbyllje të lidhjes Alviero nuk harroi të falenderojë sërish të gjithë shqiptarët, teksa theksoi se njerëzit duhet të bëjnë durim pasi gjithçka do të kalojë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...