Të moshuarit kundër izolimit total: Jetojmë vetëm, kush të na e bëjë pazarin?!

Duke nisur nga e hëna, vetëm një anëtar familjeje do të lejohet të dalë nga shtëpia gjatë orarit të lejuar, i cili duhet të marrë autorizimin përkatës online ose përmes një SMS-je në celular.

Moshat e treta janë shprehur të indinjuar në lidhje me këtë masë, pasi rrezikojnë të përballen me shumë probleme për sa i përket furnizimit me ushqime.

Ata janë të shqetësuar për faktin se në ç’mënyrë do të blejnë ushqime, pasi ka nga ata që jetojnë vetëm, por qeveria ka vendosur që të mos lejojë asnjë pensionist të dalë nga banesa.

Abc News ka intervistuar disa të moshuar nga rrethe të ndryshme të vendit.

Një i moshuar nga Lezha është shprehur se ai është i vetmi anëtar i familjes që mund të dalë, pasi pjesëtarët e tjerë nuk mund të lëvizin, pasi janë me aftësi fizike të kufizuara.

Ai tha:

Pjesëtarë familje jam unë, s’kam njeri, kur do ta marr autorizimin. Normalisht nuk duhet bllokuar kështu. Në shtëpinë time unë jam i vetmi njeri më i fortë, të tjerët i kam sakatë. Do dal të ushqej familjen, le të më fusin ku të duan.
Edhe një qytetar nga Gjirokastra ka thënë se kjo situatë është tepër e vështirë dhe e rënduar.

Ai tha:

Ç’të bëjmë, ç’do hamë, të paktën të marrim pensionin. Kjo është e tepërt, e vështirë dhe e rënduar.
Të njëjtin problem e ka edhe një zotëri i moshuar nga Saranda, i cili jeton i vetëm, ndërsa shpreht se askush nga punonjësit social nuk i ka shkuar në banesë për t’i sjellë ushqime.

Ndër të tjera i moshuari thotë:

Puna është që nuk kemi njeri në shtëpi, si do vejë halli.
Në Dibër, qytetarët kanë kërkuar që qeveria të mbajë premtimet për ato që kanë thënë se do t’u japin njerëzve.

Ai shprehet:

Për tu zbatuar izolimi qeveria duhet të merrte masa shtrënguese që të jetojnë brenda familjeve njerëzit. Masat shtrënguese janë që tu japë njerëzve ato që ka premtuar.
Ndërsa një tjetër qytetar nga Shkodra shprehet:

Kam dëgjuar në televizor që duhet bërë aplikim për të dalë për psonisje ditën e hënë. Ne jemi vetëm dy pensionistë skam njeri tjetër. Skam rrugë tjetër, o të dal vetë o të vdes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...