Rama: Shqiptarët kanë reaguar më mirë se kushdo në këtë pjesë të botës

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se shqiptarët kanë reaguar më mirë se kushdo tjetër në këtë pjesë të botës.

“Askush nuk ka reaguar si shqiptarët. Unë nuk besoj se ka ndonjë vend tjetër në këtë vend të botës që të ketë reaguar kaq pozitive sa Shqipëria. Nga pikëpamja e reagimit, unë nuk besoj se ka vend tjetër në këtë pjesë të botës, që të kenë reaguar si shqiptarët. Shpresoj që të mos jenë si pjesa e parë e Kombëtares Shqiptare këtu në Tiranë. Në Amerikë njerëzit kanë humbur vende të punës. Ne nuk mund të jemi me qasjen me “kush të vdesë, të vdesë”, sepse kjo është kundër edukimit si civilizim”, tha Rama.

Edi Rama ka vlerësuar se testimi modern do të na fuste në një kaos të madh.

“Hong Kongu arriti që ta ulë kurbën në maksimum dhe më pas iu rikthye jetës dhe po mbyllet sërish, sepse vala tjetër erdhi. Nuk mund të testojmë gjithë popullin, por të shikosh zinxhirin e infeksionit.

Duhet të jemi shumë realistë, ne jetojmë në kontekst të caktuar dhe më vjen shumë mirë që ka vende të zhvilluara që kanë marrë vendime radikale. Holanda ka filluar që të hapë kafenetë. Asnjë sistem shëndetësor në botë nuk mund të përballojë të gjithë njerëzit që të shkojnë të bëjnë teste. Ky do ishte një film pa hero”, deklaroi Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...