Policia vazhdon penalizimin e qytetarëve që nuk respektojnë ndalim- qarkullimin, në Shkodër procedohen 2 persona…

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e epidemisë, strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 98 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 si dhe është arrestuar në Kavajë shtetasi K. A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të de hur.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë në oraret kufizuese, 190 shtetas, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye dhe për këtë u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë, ndërsa 2 prej tyre, në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

 

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të virusit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...