Procedohen penalisht dy farmaciste, ja çfarë u zbuloi kontrolli i befasishëm i policisë…

Policia e Durrësit, në zbatim të masave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin,

evidentimin dhe go ditjen e rasteve ab uzive të tregtimit të medikamneteve me çmime të rritura fiktivisht, duke përfituar nga situata emergjente e CO VID-19 që po kalon vendi,

si dhe fshehjen e të ardhurave të përfituara nga ab uzimi me çmimet, kanë organizuar dhe finalizuar aksionin policor “Medikamenti”, në kudër të të cilit u proceduan penalisht 2 shtetase, pronare të farmacive dhe konkretisht shtetaset:

L., 32 vjeçe, banuese në Durrës dhe E. D., 40 vjeçe, banuese në Shijak, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në lagjen Nr. 13, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi disifektantësh për duart (xhela antibacterial), pa faturë tatimore, të cilët shiteshin me çmime ab uzive, si dhe në farmacinë në lagjen Nr. 4, u konstatuan shitje pa kupon tatimor.

Kontrollet e befasishme do vijojnë në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe go ditjen e paligjshmërisë dhe përfitimit nga situata e krijuar duke ab uzuar me çmimet jo vetëm të medikamenteve, por të çdo produkti për konsum nga qytetarët. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...